U martua 1 ditë më parë, MC Kresha do të bëhet baba? Ja pamjet që po ngrenë dyshimet

MC Kresha lidhi kurorë mbrëmë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë!

Prej mbrëmjes së djeshme, fotot dhe videot me momentet nga kërcimi i çiftit apo kurorëzimi, janë publikuar online nga të pranishmit në dasmë!

Nisur dhe nga këto foto, disa fansa të reperit tashmë mendojnë se Erzina është shtatzënë dhe se Kresha do të bëhet baba për herë të parë.

Madje një faqe online nga Kosova, “NZoom”, ka shkruar se Erzina është në pritje të ëmbël, në muajt e parë!

Reperi nuk ka konfirmuar asnjë gjë deri më tani, dhe as partnerja e tij, e cila e ka profilin në Instagram privat!

Nuk e dimë me saktësi nëse lajmet janë të vërteta, por presim që dyshimet të konfirmohen nga vetë dyshja në fjalë!

Share With:
Translate »
1808 Views