U martua me izraelit, por Emina Çunmulaj me këtë këngë e zgjon vajzën nga gjumi

Emina Çunmulaj, ndonëse jeton në Shtetet e Bashkuara ku ka një karrierë prej modeleje dhe u martua me një izraelit, është një grua patriote dhe gjithnjë mbetet e lidhur me vendin e origjinës.

Ajo është e famshme edhe në mesin e shqiptarëve dhe në publikimet e saj në rrjete sociale, në të shumtën e rasteve flet shqip dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar.

Çunmulaj shqip madje po e mëson edhe vajzën e saj dy vjeçare Ellën, të cilës gjatë tërë kohës i mëson fjalë të gjuhës sonë.

Madje, edhe nga gjumi e zgjon me këngë shqipe e patriotike si ato të Shkurte Fejzës. 

Share With:
Translate »
792 Views