U martua në moshën 15 vjeç, historia e trishtë e Elenës
E ftuar në “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” sot ishte Elena, një vajzë e re, e martuar në një moshë shumë të vogël, vetëm 15 vjeç.

Elena tregoi se pas 3 muajsh pas fejesës, shkoi të jetojë në Rodos. Atje bashkëshorti filloi të ushtrojë dhuune. E reja tregoi se humbbi 6 fëmijë dhe kishte ndjenjur edhe pa ngrënë.

Elena tregoi se vëllai i saj i dha mundësinë të shkonte në Kosovë tek ai, por ajo nuk kishte pranuar sepse nuk donte të fillonte një jetë nga e para.
“Më mungojnë shumë prindërit dhe prandaj kam ardhur. Ata nuk më besojnë që unë jam mirë, dëgjojnë shumë njerëzit në fshat, sepse kur ndahet një femër duhet të kthehet tek familja ta martojnë. Kur shkova në Rodos nuk më flisnin njerëzit.
Mendonin se unë do isha një vajzë e bredhur që dilja natën, sepse kur punon në lokal je shumë e lëvizur. Punoja me 900 Euro në muaj, duhet të paguaja 350 Euro qiranë e shtëpisë, 150 Euro harxhoja me taksi vajtje-ardhje në punë, i dërgoja lekë gjithmonë edhe prindërve.
Kur shkoj në shtëpi, nuk ka natë që nuk qaj, sepse them pse nuk më kuptojnë. Vëllain e vogël që është në Itali kam katër vite pa e parë, ndërsa me vëllain e madh kam 1 vit që nuk flas. Kur ika në Greqi dhe nuk e dëgjova më tha: “Nuk je më motra ime dhe mos më merr më në telefon”, tregoi Elena.

Ajo u përlot kur pa përballë që vëllai e kishte dëgjuar historinë e saj.

“E dua shumë dhe më mungon, mund t’i them edhe më fal, sepse mendoja se do i kaloja e vetme. Është gjëja më e shtrenjtë që kam. Është mbreti im”, u shpreh Elena.

Në studio erdhën edhe prindërit e Elenës të cilët pranuan kërkesën e të bijës që të jetojnë me të në Greqi.





