U mbyll në psikiatri pasi dhunoi prindërit, rikthehet Vali Corleone

Pak muaj më parë u arrestua për dhunë Vali Corleone.

Ai u arrestua nga policia për kanosje dhe ngacmim të prindërve dhe u dërgua në psikiatri për shkak të sjelljes agresive.

Ai qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe më pas gjykata i caktoi Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Corleone i është rikthyer jetës dhe poston shpesh në Facebook ku ka treguar edhe pamjen e re. Me flokë të bardha e plot tatuazhe, Vali Corleone duket mjaft në formë.

Share With:
Translate »
861 Views