‘U mbylla në dhomë duke ulëritur’, djali i Zhanetës tregon si ndodhi vrasja
Report Tv ka zbardhur dëshminë që ka dhënë për autoritetet hetimore, A.Metani, djali i Zhaneta Metanit. Djali ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit, kur ndodhi vrasja.
A.Metani ka treguar se Përparim Ademi u fut në shtëpi duke përdorur si karrem një djalë dhe më pas qëlloi me automatik mbi dy motrat. Djali tregon se u mbyll në dhomën e tij duke ulëritur dhe duke i bërë thirrje tezes tjetër që të mos dilte nga dhoma. Djali ka treguar se donte të njoftonte policinë por nuk është lënë nga tezja e tij.
A.Metani thotë se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij, por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë dhe babanë nuk e kishte njohur kurrë.
Djali tregon për sherret e shumta të Përparimit dhe mamasë së tij për shkak të një lidhjeje që ajo kishte me një person tjetër. Ai konfirmon edhe debatin e datës 25 dhjetor kur nëna e tij dhe tezja i kanë thënë Përparimit që do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me të.
Në datë 30 tregon djali, mamaja i kishte rrëfyer se ishte dhunuar nga Përparimi në një zonë në Kërrabë dhe ishte kërcënuar me armë. Përparimi e kishte detyruar të ulej në gjunjë dhe kishte qëlluar rreth saj duke e tmerruar dhe duke e detyruar të lidhej prapë me të.