U nda nga Besi, por Xhensila Myrtezaji ruan ende respektin për familjen e tij
Pak javë më parë, motra e Bes Kallakut ishte e ftuar në “Vizioni Pasdites” ku nuk kaloi pa u pyetur edhe për raportin me Xhensilës.
Anna Kallaku foli me shumë respekt dhe konsideratë për kunatën.
“Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, u shpreh ajo.
Duket se të njëjtin respekt e gëzon edhe Xhensila për Anna Kallkun, pasi ndryshe nga Besin ajo vazhdon të ndjekë në Instagram (ish) kunatën e saj.
Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e Besit dhe Xhensilës vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje. Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon. Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se Instagrami është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale./