U nda nga jeta në moshën 5-vjeçare, pamjet e çasteve të fundit prekin një botë të tërë

Vajza e tyre u nda nga jeta për shkak të një tumori në tru dhe prindërit e saj, vendosën që të publikojnë fotografitë e fundit të saj.

Zoey Catherine Daggett, nga Fairport, pranë New York, u nda nga jeta në 4 korrik, në moshën 5-vjeçare, për shkak të një forme të rrallë tumori në tru.

Ditën e fundit të jetës e kaloi bashkë me prindërit e saj, në krahët e nënës dhe babait.

E ëma, Casey Daggett publikoi fotografinë e fundit që bëri me të bijën, pak para se ajo të ndahej nga jeta, duke prekur një botë të tërë.

“Kishim dy vjet për tu përgatitur për këtë ditë… por nuk mjaftoi”, tha gruaja për Daily Mail.

Sëmundja e rëndë u zbulua pas një rrëzimi në park, ku vogëlushja nisi të çalojë, çka bëri që prindërit të vendosin ti bëjnë kontrolle të thelluara.

Kur mjekët e diagnostikuan me tumor, e lajmëruan familjen se mundësia për mbijetesë ishte vetëm 1%, shkruan noa.al.

Familja është e shkatërruar nga vdekja e Zoey, ndërkohë që të afërmit e tyre, kanë nisur një fushatë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore që iu nënshtrua e mitura, gjatë dy viteve të fundit

Share With:
Translate »
562 Views