U ngatërrua me një foshnje tjetër, 33 vjeçarja dëmshpërblehet me 500 mijë euro
Një grua ka paditur rajonin e Pulias pasi ajo u këmbye me një foshnje tjetër kur ishin të sapolindura, duke shkuar në një familje tjetër.
Zbulimi se vajzat ishin ngatërruar u konstatua 10 vjet më parë, në 2012 përmes një fotoje në facebook ku ajo vuri re ngjashmërinë që kishte me nënën e saj biologjike.
Dyshimet u vërtetuan vitin e ardhshëm me testin e ADN-së që zbulon se Antonella është vajza e Katerinës dhe Lorena e Loretës.
Foshnjet e lindura më 22 qershor 1989, në spitalin e Canosas, Lorena e Antonela duket se nuk patën të njëjtin fat si në momentet e para të lindjes. Lorena pati një jetë “normale” deri në zbulimin e së vërtetës, ndërsa vajza tjetër Antonela, u braktis në jetimore nga “nëna” e saj me justifikimin se keqtrajtohej nga i ati.
Tashmë prindërit bilogjikë të Lorenës do të dëmshpërblehen me 215 mijë euro ndërsa vajzës do ti jepet 81 mijë euro.
Antonelës nga ana tjetër do ti jepen rreth gjysmë milion euro, për jetën e vështirë që kaloi.
Dyshimi se si vajzat të mund të jenë ngatërruar bie mbi faktin se asnjëra prej tyre nuk pati një byzylyk identifikimi, ccka bëri që ato të mos kuptoheshin kur u ngatërruan, shkruan media italiane.