U nisën drejt Korçës për të festuar ditëlindjen, zbulohen detaje nga aksidenti me 3 viktima në Elbasan

Ditën e sotme një aksidenti tragjik në aksin rrugor Elbasan-Librazh i mori jetën tre personave. Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një tjetër makinë tip “Ford” dhe për pasojë drejtuesi humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin. Zona ku ndodhi aksidenti nuk është e pajisur me barriera mbrojtëse dhe në atë vend kanë ndodhur dhe dy aksidente të tjera të ngjashme.

Elmi Keqa, Elona Keqa, dhe Elis Sulmataj janë tre personat që u nxorën të pajetë nga mjeti, pas disa orësh kërkimi nga polumbarët e RENEA-s. Përplasjes mundën t’i shpëtonin Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Halili 20 vjeçe, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen në gjendje të rëndë.Tronditës është fakti, se familja ishte nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por udhëtimi i tyre u kthye në tragjedi.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë një ndihmë të specializuar mjekësore.

Hetimet në lidhje me rrethanat e plota të kësaj ngjarje po ndiqen nga afër nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

Share With:
Translate »
169 Views