U pa duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti i ashpër ndaj gazetarit Sokol Balla: “Sa e shëmtuar”

Një foto e gazetarit të njohur Sokol Balla, ku shihet duke puthur në buzë vajzën e tij, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale. Pamja ka ndezur sërish debatin mbi kufijtë e mënyrave të shprehjes së dashurisë prind-fëmijë në publik, veçanërisht kur këto gjeste dokumentohen e shpërndahen online.

U pa duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti i ashpër ndaj

Gazetarja Enki Bracaj ishte ndër të parat që reagoi ashpër ndaj fotos, duke e konsideruar veprimin të papërshtatshëm. “Sa e shëmtuar. Jam dhe do të jem gjithë jetën kundër puthjes në buzë të vajzave nga babai. Nuk ka lidhje me dashurinë e prindit,” shkroi ajo në një postim në Instagram.

Në një reagim të dytë, Bracaj vuri në pikëpyetje edhe mënyrën sesi shoqëria i trajton këto veprime në varësi të pozitës që ka një person: “Po sikur këtë ta kishte bërë dikush pa status publik apo financiar, a do të ishte pranuar njësoj?”

Share With:
Translate »
176 Views