U përfol se është shtatzënë, Hailey Bieber vendos pikat mbi ‘i’
Modelja e njohur Hailey Bieber vendosi pikat mbi “i” në lidhje me thashethemet se ajo ishte shtatzënë.
Modelja 25 vjeçare kaloi në tapetin e kuq këtë fundjavë me bashkëshortin Justin Bieber, në Grammy 2022, ku ai u nominua në shumë kategori dhe gjithashtu performoi gjatë ceremonisë.
Radar Online publikoi një postim në “Instagram” në lidhje me spekulimet e fansave dhe Hailey la një koment.
“Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë”, tha ajo.
Kujtojmë se Hailey tha për “WSJ. Magazine” në janar të 2022-shit që ajo dhe Justin nuk do të bëheshin prindër këtë vit për shkak se ata të dy janë shumë të zënë me punët e tyre. Por modelja tha se ata mund të përpiqen në “dy vitet e ardhshme”, duke adresuar se një afat kohor është i pamundur të parashikohet.
Ajo diskutoi gjithashtu presionin që gratë shpesh përjetojnë menjëherë pas martesës për të pasur fëmijë.
“Ka një gjë që u ndodh grave kur martoheni. Gjithkush supozon se: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija,” vazhdoi Hailey. “Epo, po të gjitha gjërat që dua të arrij në biznesin tim? Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se duhet të kisha fëmijë menjëherë dhe të kisha fëmijë që në moshë super, super të re. Pastaj u bëra 25 vjeç dhe jam ende super, super e re!”, u shpreh ajo.