U përfol se Kate Middleton dhe Meghan Markle janë pajtur, por ky mund të jetë thjesht një skenar!
Pak ditë më parë u përfol se kunatat e familjes mbretërore Meghan dhe Kate ishin pajtuar, pasi ishin parë duke qëndruar së bashku në ndeshjet e Polos.

Por një biograf i familjes sapo ka treguar që ato foto mund të kenë qenë thjesht një kamuflazh i problemeve të tyre.
Duncan Larcombe mendon se fotot kanë qenë të paramenduara sepse dihej që gjatë këtyre ndeshjeve do të kishte fotografë. Për më tepër kur ndesheshin dy vëllezërit William dhe Harry.


Vizita e Meghan dhe Kate ishte e paralajmëruar fillimisht, kështu që ato nuk mund ti shpëtonin vëmendjes së fotografëve, gjithësesi sërish nuk dihet nëse ato kanë lënë problemet mënjanë, apo thjesht qëndruan bashkë sepse kështu duhet të qëndronin.
