U përplas nga Benzi, 30-vjeçarja shtatzënë humb njërën këmbë!

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore teksa ishte në trotuar.

30 vjeçarja e plagosur u nis me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë goditje të forta në të dyja këmbët.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo është shtatzënë, ndërkohë që qytetarët që kanë qenë të pranishëm janë shprehur se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Drejtuesi i mjetit, 19 vjeçari J.B është shoqëruar në polici, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
785 Views