U plagos gjatë tërmetit në Samos, 14-vjeçari shqiptar drejt rikuperimit
Lajme të mira vijnë për adoleshentin shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishin grek Samos.
14-vjeçari Eriko është në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë e konfirmon ambasada shqiptare në Greqi, e cila ka ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur dhe duke përshëndetur.
Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.
“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në reagimin e ambasadës.
14-vjeçarin e vizitoi ambasadorja Hajdaraga ditën e djeshme.