U plagos me armë zjarri nga adoleshenti, 11-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës
11-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Pukë pasditen e sotme është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në Gjegjan dhe dyshohet se 11-vjeçari është plagosu me armë zjarri në këmbë, nga një 17-vjeçar. Për shkak të plagës së marrë ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Ngjarja raportohet se ka qenë aksidentale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.