U plagos nga tërmeti fatal, 14-vjeçari shqiptar në Greqi transportohet në Athinë: Jep mesazhin prekës!

Deri më tani nga lëkundjet e forta të tërmetit shkatërrues që është regjistruar dje, pranë ishujve Dodekanezë të Greqisë, të cilët janë edhe pranë Turqisë, janë regjistruar 26 viktima dhe mbi 800 të plagosur, për shkak të shembjes apo dëmtimit të ndërtesave.  Mes të plagosurve në Greqi nga tërmeti me epiqendër në Samos është edhe një fëmijë shqiptar 14-vjeçar me emrin Eriko Mane.

I mituri pas plagëve që mori u transportua në Athinë për mjekim të specializuar pasi ka fraktura në këmbë dhe po trajtohet, e fatmirësisht është në gjendje të mirë. 14-vjeçari u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga dhe Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

Faleminderit shumë të gjithëve që më dërgojnë mesazhe dhe të gjithë ata që mendojnë për mua tani. Jam mirë. Me pak durim gjithçka do të kalojë” tha ai.

Më herët ditën e sotme, një vajzë nga Shqipëria, Enisilda Aga, që jeton në Izmir, ka rrëfyer të gjithë momentet e tmerrit që kanë përjetuar gjatë lëkundjeve. Ajo ka treguar se natën të gjithë banorët e kanë kaluar jashtë dhe se sot janë shënuar disa pasgoditje të tjera.

Në orën 08:30 në mëngjes me magnitudë 5 ishte një tërmet që na trembi përsëri. Ne vrapuan sërish për të dalë jashtë. Nga frika e djeshme të gjithë njerëzit që kanë pasur edhe probleme në shtëpi, kanë qëndruar në çadra dhe makina. Deri në orën 06:00 kemi qëndruar jashtë. Na lagjen ku jam unë nuk kishte asnjë ndërtesë të shkatërruar. U detyruam të futeshim më pas në shtëpi sepse ishte shumë ftohtë. Kur pati lëkundje në mëngjes dolëm sërish jashtë dhe u bë shumë trafik.

Janë rrënuar plotësisht 17 ndërtesa. Ato të dëmtuara nuk janë përcaktuar ende. Strukturat shtetërore kanë pasur një gatishmëri të lartë.

Deri tani janë 26 të vdekur dhe mbi 831 të plagosur. Në momentin e tërmetit isha në zyrë. Këtu zakonisht ndodhin tërmete të vogla. Pritëm që të ndalojë por vazhdoi shumë gjatë. Strukturat shtetërore thonë që zgjati 30 sekonda, por më duket se zgjati më shumë”, është shprehur ajo për “AbcNews”.

Share With:
Translate »
339 Views