U shua një familje, arrestohet 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin në Vlorë

22-vjeçari që po drejtonte mjetin tip “Audi” në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë është vënë në pranga. Sipas policisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin anëtarët e familjes Gushi.

Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën Eduarti me Silvanën si edhe dy vajzat e tyre, Anastasia dhe Eva, njëra 14 dhe tjetra 9 vjeçe. Kurse, të plagosur mbetën edhe personat që ndodheshin në mjetin tip “Audi”.

Makina tip “Audi” dyshohet se ka devijuar nga rruga duke marrë përpara automjetin ku po udhëtonin katër familjarët duke i nxjerrë ata në anë të saj. Si pasojë e goditjes së fortë makina e familjes Gushi u shkatërrua tërësisht duke e bërë të vështirë edhe nxjerrjen e trupave të katër viktimave.

Share With:
Translate »
276 Views