“U takuam pas 3 javësh!” Arbana takon babain për herë të parë pasi fitoi betejën me Covid-19! (video)
Pandemia e koronavirusit ka nisur të përhapet vrullshëm në valën e dytë që po kaplon botën, teksa ka shkuar në mbi 48 milionë numri i të infektuarve në rang botëror.
Gjatë këtyre muajve nuk kanë shpëtuar nga Covid-19 as figura të njohura të botës së televizionit, spektaklit, muzikës, politikës etj., që ka ndarë eksperiencën e tyre të vështirë me virusin.
Ditën e sotme Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet me të atij, i cili paska kaluar po ashtu Covid-19.
Moderatorja ka zbuluar se po takohen pas 3 javësh, pasi i ati ka qenë i izoluar për shkak të infektimit. Tashmë ai e ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm dhe gëzon shëndet të plotë.
Gjatë videos, Arbana shprehet:
Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë, (qesh)
Ndërkohë ka shkruar në video: “Takim me Demon pas 3 javësh”.
Ai ka takuar kështu për herë të parë edhe nipin Diellin, i cili erdhi në jetë më 19 tetor, pra 17 ditë më parë dhe sipas asaj që shkruan Arbana babai i saj ka 3 javë i infektuar dhe nuk e ka takuar të voglin.