U tha se e kishte mohuar mamanë prej vitesh, reagon Pirro Dhima “Fola me të para 4 ditësh, nuk donte të vinte në SHBA”

Nëna e kampionit të botës në peshëngritje Piro Dhima, u gjet ditën e djeshme e vdekur në banesën e saj në Himarë. Sipas fqinjve Lefteri Dhima jetonte prej vitesh vetëm. Kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Menjhëherë sapo lajmi u bë i ditur, doli në pah edhe një e vërtetë që nuk e dinte askush (thënë nga fqinja e së ndjerës), Piro Dhima kishte braktisur prej vitesh gruan që e solli në jetë.

Në një lidhje telefonike për ”Report Tv”, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë.

Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënën. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë. Gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë. Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Share With:
Translate »
231 Views