U tha se e tradhtoi me mamanë e shokut të skuadrës, ç’po ndodh mes Shakiras dhe Piqué?
Pothuajse të gjithë e kujtojnë “Waka Waka”, këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por pakkush mund ta merrte me mend që një histori e bukur dashurie, nga ato me shikim e dëgjim të parë, do të lindte fill pas publikimit të saj. Gerard Piqué, ylli në ngjitje i Kombëtares Spanjolle, do të fitonte jo vetëm finalen me Holandën, por mbi të gjitha zemrën e Shakira-s. Çifti i njohur ka qenë vazhdimisht në qendër të medias rozë, por ditët e fundit thashethemet për ndarjen e tyre po qarkullojnë kudo.
Sipas shtypit spanjoll, dyshohet se Shakira ka kapur bashkëshortin e saj me një grua tjetër, e cila mendohet se është nëna e shokut të tij të skuadrës, Pablo Martín Páez Gavira. Thuhet se ky i fundit nuk është në dijeni të situatës.
Sipas “El Periodico”, Shakira e ka përzënë nga shtëpia futbollistin. Tashmë Pique jeton vetëm, ndërsa këngëtarja me dy fëmijët. Dyshja kanë jetuar bashkë që nga vitit 2011, por nuk janë martuar kurrë, lexoni Shakira humb gjyqin me shtetin spanjoll, rrezikon burgun dhe 15 milionë dollarë.
