U tha se të afërmit e Kiarës dolën kundër, Arbana ‘sheshon’ aludimet me postimin e fundit
Avantazhi i Kiarës, u kritikua tepër nga publiku.
Moderatorja e njohur, në spektaklin e kaluar u njohur me disa nga titujt kryesor që kishin shkruar gazetat për të.
Kjo situatë shkaktoi një zhurmë mediatike.
Në rrjet u aludua se të afërmit e Kiarës nuk kanë reaguar aspak mirë, mirëpo Arbana vërtetoi të kundërtën.
Përmes një fotoje shihet se moderatorja e formatit të njohur ka marrë një buqet me lule nga tezja e Kiarës me një shkrim në të :
“E dashur Arbana. Gëzuar 8-marsin! Nga tezja e Kiarës”.
“Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve, të cilët më mirë se askush tjetër dine dhe kuptojnë përkushtimin e stafit ndaj yjeve të programit”, shkruan Arbana krahas fotos.
