U tha se u helmua me fotoksinë, dalin në dritë mesazhet e 17-vjeçares me të fejuarin e saj
Një ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë disa ditë më parë ku vjedhja e 2 kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha, i cili u arrestua nga policia është kthyer në tragjedi pasi e fejuara e tij Samanta Prelë Vitaj mësohet se ka vrarë veten. Dyshohet se e reja vetëm 17 vjeç helmoi veten me fotoksinë, pasi nuk e përballoi dot ngjarjen ku i fejuari vodhi motrën e saj. Gjithashtu mësohet se familja e Samanta Vitajt nga Malësi e madhe nuk ishte dakord me lidhjen e saj me 27-vjeçarin.
Prokuroria e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pasi vodhi kasafortat i la ato në Shkodër ndërsa ai me bashkëpunëtorin e tij u arratisën në drejtim të Malit të Zi.
Kristiani dhe Samanta kishin pak kohë që ishin fejuar dhe 2 ditë para vjedhjes në shtëpinë e motrës së të ndjerës, çifti i ri kishin qenë për të ngrënë një darkë familjare të ftuar nga Eva Vitaj motra e Samantës. Më pas vetëm 2 ditë pas darkës Kristiani së bashku me shokun e tij shkoi për të vjedhur shtëpinë e kunatës, nga ku arriti të marrë 2 kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.
27-vjeçari deklaroi se vlera monetare i duhej për një operacion në këmbë dhe u la në burg nga gjykata
Familjarët e 27-vjeçarit kanë mohuar versionin se 17-vjeçarja i dha fund jetës pasi djali i tyre i vodhi kasafortën kunatës.
Në një rrëfim ekskluziv për JOQ Albania familjarët kanë dhënë prova mbi versionin e tyre, duke rrëfyer se Kristiani ka marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi paratë do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën.
Të afërmit kanë publikuar bisedat e fundit të vajzës dhe mesazhe zanore ku 17-vjeçarja ka rrëfyer se e dhunonin.
Bisedat e dërguara.