U trembën gjatë kalërimit, tufa me mëza plagos 15 fëmijë në kampin veror. Tre në gjendje të rëndë
Francë- Një tufë me mëza të trembur ka shkelur e qëlluar me shkelma 15 fëmijë e dy të rritur në një kamp veror në Vitre në veriperëndim të Francës.
Tre fëmijë fatkeqësisht janë duke luftuar për jetën në spital dhe 12 të tjerë u plagosën nga mëzat e trembur gjatë kursit të kalërimit në kamp.
Fëmijët ishin shoqëruar nga të rritur në qednrën e kalërimit mbrëmjen e të martës, kur ndodhi ngjarja e rëndë e paparashikuar.
“Gjatë ecjes, një prej mëzave, ndoshta ai që udhëhiqte, u kthye papritur për arsye të paditura, dhe të tjerët nisën ta ndiqnin në panik”, tha prokuroria e Rennes.
“Kafshët vraponin me galopim dhe shkelën të gjithë ata që ishin përtokë”, thanë autoritetet, duke shtuar se kishte fëmijë të goditur në fytyrë me plagë të rënda nga thundrat.
Dy punonjës të klubit të kalërimit u trajtuan për tronditje ndërsa tre fëmijë të lënduar, u dërguan me helikopter në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e e papritur.