Udhëtoi në fundjavë për ditëlindjen e së bijës në New York, por Giorgia Melonin e kryqëzojnë italianët

Giorgia Meloni është përballur me kritika në Itali pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara. Ajo është akuzuar nga kritikët se mund të ketë përdorur avionë shtetërorë ose të ketë zhvilluar takime të fshehta.

Meloni ka reaguar ndaj akuzave duke shpjeguar se shoqëroi të bijën për ditëlindjen në New York. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Meloni tha se për dy ditë zgjodhi të kryente atë që e konsideron “rolin më të bukur dhe natyral”: të jetë nënë.

Reagimi i Melonit: Lexoni, me një përzierje hidhërimi dhe indinjate, polemikën e radhës të ndërtuar mbi asgjë. Për dy ditë zgjodha të kryej atë që e konsideroj rolin më të bukur dhe natyral: të jem nënë. I dhashë vajzës sime një fundjavë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, duke udhëtuar me linja komerciale, si çdo person tjetër dhe siç është normale të jetë.

Megjithatë, edhe kjo zgjedhje private u kthye në një armë politike, me insinuata mbi fluturime shtetërore dhe takime sekrete që nuk kanë ndodhur kurrë. Gjithçka është e rreme.

Ka gënjeshtra që i përballoj çdo ditë me vendosmëri. Por këtë e luftoj edhe si grua dhe si nënë.

Dhe nëse disa nga kundërshtarët e mi politikë arrijnë të më sulmojnë edhe për një fundjavë me vajzën time, kjo do të thotë se vërtet kanë arritur në fundin më të ulët.

Udhëtoi në fundjavë për ditëlindjen e së

Share With:
Translate »
199 Views