“Unë dhe engjëlli im!”: Adelina Tahiri publikon fotot e adhurueshme me të birin

Ka vetëm pak javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.

Ditën e sotme, ajo ka nxjerrë vogëlushin në një shëtitje pranë shtëpisë dhe ka zgjedhur ta mbajë në krahë, e jo të përdorë karrocën. Adelina shfaqet e veshur me një kostum sportiv dhe atelete Gucci dhe tenton të fshehë fytyrën pranë vogëlushit.

Pas lindjes së djalit, Adelina Tahiri është rikthyer në super formë dhe duket tejet elegante.

View this post on Instagram

Me and my little 👼🏼

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Share With:
Translate »
1017 Views