“Unë dua të bëhem gjyshe, jo nënë”, Sofia Vergara rrëfen arsyen e vërtetë të divorcit!
Aktorja Sofia Vergara ka folur për herë të parë për shkaqet që çuan në divorcin nga Joe Manganiello.
Në një intervistë për “El País” ajo zbuloi arsyen e vërtetë që pas 10 vitesh ajo dhe bashkëshorti vendosën t’i jepnin fund martesës.
“Martesa ime mori fund sepse im shoq ishte më i ri dhe donte të kishte fëmijë, por unë nuk doja të bëhesha nënë në një moshë të madhe. Nuk më duket e drejtë për fëmijën megjithëse e respektoj vendimin e atyre që e bëjnë dicka të tillë. Unë u bëra me një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, është shprehur ajo.