Unë jam një nënë në karrierë, si t’ia bëj që të mos ndihem fajtore me fëmijët e mi?
Unë kam një karrierë të suksesshme, por ndihem keq dhe në faj që nuk kaloj kohë me fëmijët e mi, për t’i ndihmuar për shembull në detyrat e shtëpisë. Çfarë të bëj?
Kam takuar shumë gra që punojnë fort në jetë. Ato kanë arritur çdo gjë që kanë synuar, mirëpo kur vjen puna tek fëmijët ndihen paksa keq sepse nuk kanë qenë gjithmonë aty 100%. Mirëpo, çfarë duhet bërë në këtë rast, pasi puna është e rëndësishme dhe me anë të punës unë i siguroj fëmijëve të mi çdo gjë që ata duan.
Unë njësoj si ju vajza të tjera që po lexoni këtë artikull kam gjetur “ngushëllim” tek një studim i kryer nga Universiteti i Harvard-t për nënat në karrierë. Sipas këtij studimi fëmijët e grave në karrierë ishin më të prirur për të performuar më mirë në profesionet e tyre. Prandaj mos u trishtoni aq shumë sepse do t’u jepni atyre një model të mirë për të ndjekur. Një nënë në karrierë i jep djalit të saj një shembull të mirë se si duhet të respektohet barazia gjinore.

Po sa i përket lumturisë? Studimi ka arritur në përfundimin se fëmijët e rritur nga një nënë në karrierë ishin njësoj të lumtur si fëmijët që janë rritur nga nëna që nuk ka punuar. Fakti që nëna e tyre punon shumë, i bën këta fëmijë të synojnë më shumë për objektivat e tyre dhe janë gjithashtu mendërisht më të shëndetshëm.