“Unë u rrita së bashku me ty”, në ditëlindjen e London, Sara Hoxha bën dedikimin emocionues për të voglin e saj
Ditën e sotme gëzimi i parë i familjes së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços feston ditën e tij të lindjes. Londoni i vogël tanimë u rrit dhe mami Sara nuk mund të ishte më krenare se kaq.
Duke postuar në Instagram disa foto nga momentet më të bukura të London, Sara gjeti fjalët më të ëmbla dhe emocionuese për t’ia dedikuar të voglit të saj. Ndër të tjera sjo shprehet se duke qenë se London erdhi në jetë kur ajo ishte ende shumë e re, ata u rritën të dy së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Ti erdhe në jetën time kur unë isha vetëm 21 vjeç, duke bërë që unë të rritesha së bashku me ty. Je lutja ime e çdo mbrëmje dhe uroj shumë që jeta të tregohet bujare me ty. Ji i sjellshëm, duaj thellësisht dhe kurrë mos ndalo së shikuari bukurinë në çdo gjë. Përgjithmonë krah teje, Mami Sara!”