Universitetet vijojnë mësimin vetëm Online. Data kur nis dhe për gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare

Me datë 11 janar do të rinisë mësimi në gjimnaze dhe në shkollat 9-vjeçare. Mësimi do të zhvillohet i alternuar sipas skemave që po ndjek çdo shkollë, për të cilën nxënësit janë lajmëruar përmes mesazheve nga mësuesit. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, situata dotë jetë e njëjtë, ku mësimi do të zhvillohet me prezencë në shkollë dhe nga shtëpia përmes sistemit online.

Ndërsa për Universitetet, fakulteti i Historii-Filologji ka njoftuar në faqen zyrtare në Facebook se mësimi do të vijojë vetëm Online, duke filluar nga data 5 janar, ditë e martë.

Universitetet vijojnë mësimin vetëm Online. Data kur nis dhe

Nuk dihet ende nëse skema do të ndryshojë. Pritet që Komiteti i Ekspertëve të mblidhet dhe të japë sugjerimet për Ministrinë e Arsimit me në krye Evis Kushin. Po ashtu pritet që në mbledhjen e parë të këtij viti, të vendoset nëse kufizimi i orarit të lëvizjes do të rikthehet në orën 22:00-06:00 apo do të vijojë njëjtë, në varësi të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Share With:
Translate »
605 Views