‘Urgjente! Urgjente! Urgjente!’, Elvis Naçi thirrje shqiptarëve: Ta ndihmojmë Aqifin
Një thirrje e dëshpëruar për ndihmë vjen këtë radhë nga familja e Aqifit, një 19-vjeçari që përballet çdo ditë me sëmundjen.
Ka qenë bamirësi Elvis Naçi ai i cili ka përcjellë thirrjen e tyre plot shpresë se shqiptarët do t’i ndihmojnë t’ja dalin.
‘Urgjente! Urgjente! Urgjente! O Zot nuk do t’i mbani dot lotët! Të bëjmë diçka për shëndetin e Aqifit për borxhet dhe transportin që ka nevojë familja e tij’, kështu shkruan bamirësi në rrjetet sociale, ndërkohë që bën apel për ndihmë.
Stafi i emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ ka udhëtuar mes borës drejt shtëpisë së Aqifit, familja e të cilit ka hyrë në borxhe për për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital.
Sëmundja po e tret dita ditës 19-vjeçarin, ndërkohë që nëna e tij thotë se Aqifi është vetëm 23 kilogram.
Për të na e treguar historinë e plotë të Aqifit, emsioni do të rikthehet të na e tregojë në muajin shkurt, ndërkohë që kjo familje lutet që gjithkush ta vërë dorën në zemër.