Urimi i Elvanës dhe familjes së saj për ditëlindjen e motrës është tejet i veçantë
Para pak kohësh mësuam që Elvana Gjata ka një motër po njësoj të talentuar në muzikë. Migena, sot ka ditëlindjen dhe ka marrë një buqetë të veçantë trëndafilash. Siç shihet edhe në foto, janë pesë trëndafila në të cilat shkruhet: “Jemi krenarë për ty, zëri i shpirtit tonë. Gëzuar ditëlindjen Migena!
Mami, babi, motra. Të duam!”
Dhe sigurisht, këtë urim kaq të veçantë, Migena nuk mund të rrinte pa e ndarë në Instagram ku shkruan: “Nuk e dija deri tani se thellë brenda shpirtit të tyre fshihej një trëndafil që flet. E lumtur si në parajsë dhe e bekuar që kam lindur në këtë familje. Dasnhuri e përjetshme!” /Kids’ Time
