Urimi i veçantë i Tarës për ditëlindjen e Teutës: “Të dua më shumë sesa që fjalët mund të shprehin”
Tara Muharremi ka emocionuar ndjekësit me një dedikim prekës për ditëlindjen e nënës së saj, aktores së njohur Teuta Krasniqi. Përmes një postimi në Instagram, Tara ka ndarë një foto pranë Teutës, ku të dyja duken të lumtura dhe elegante, teksa shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen mbështetëses dhe heroinës sime më të madhe. Të dua më shumë sesa që fjalët mund të shprehin.”
Ky urim i ngrohtë dhe i ndjerë tregon lidhjen e veçantë që ato ndajnë si nënë e bijë.
Mesazhi i Tarës është pritur me shumë zemra dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët gjithashtu i kanë uruar Teutës ditëlindjen.
Teuta Krasniqi vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të ekranit, ndërsa raporti i saj i ngushtë me vajzat mbetet shembull frymëzimi
për shumë familje
.