US Open, cila nga motrat Williams triumfoi në derbin familjar

Serena Williams fiton derbin e familjes me motrën e saj Venus në turneun US Open dhe kualifikohet për në raundin e katërt të tij. Ish numri 1 i botës nuk e pati aspak të vështirë të fitojë këtë ndeshje me motrën e saj të madhe, sfidë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë pa shumë histori ajo mes motrave Williams me Serenën që i mbylli shumë shpejt këto dy sete 6-1; 6-2.
Në kampin e femrave të US Open, vëmendje të madhe kishte edhe sfida mes Sloan Stephens dhe Viktoria Azarenkës. Amerikania, iu imponua bjelloruses duke e mundur 2-0 me sete 6-3;6-4 në një ndeshje që zgjati për 1 orë e 43 minuta, ndërkohë që pati edhe një ndërprerje të shkurtër për shkak të reshjeve të shiut.
Për meshkuj, Rafael nadal vuajti jo pak në ndeshjen me Kachanov për t’u kualifikuar për në 1/8 e finaleve të US Open. Tenisti rus i krijoi shumë vështirësi numrit 1 të botës që e pa veten të humbasë setin e parë.
Nadal iu kundërpërgjigj në teë dytin të cilin e ffitoi me të njëjtn rezultat. Në dy setet e tjerë asnjë prej tenistëve nuk lëshoi pe në shërbimet e tyre kështu që ata u zgjidhën me tie break.
Në të dyja rastet ishte Nadal që mori më të mirën duke fituar këto fraksione 7-6;7-6 dhe krejt ndeshjen 3-1. U kualifikua për në raundin e katërt edhe numri 9 i botës Dominic Thiem që mundi amerikanin Fritz 3-1. Thiem humbi setin e parë 3-6, 3 setet e tjerë 6-3;7-6;6-4 për të siguruar një vend mes 16 më të mirëve të US Open

Share With:
Translate »
644 Views