“Vajti me këmbët e saj në spital”, halla e Brisildës hedh poshtë hipotezat për abort: Burri i saj ka 4 muaj në burg

Ngjarja e rëndë e Vlorës ku humbi jetën 23 vjeçarja Brisilda Sadushi ka tronditur opinionin publik, ndërsa ka ende hije dyshimi se si qëndron e vërteta dhe kush është fajtor që nëna e 2 fëmijëve ndërroi jetë në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Në një lidhje Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, halla e vajzës rrëfen si u njoh me ngjarjen dhe çfarë shqetësimesh ka pasur e reja. Ndër të tjera, ajo hedh poshtë hipotezën e mjekëve të cilët jashtë kamerave thanë se Brisilda mund të kishte kryer një abort në kushte shtëpie.

“Fatmirësisht vëllai i vogël qëlloi në Shqipëri sepse po bënte shtëpitë dhe vajti në spital .Çupën e kishin futur në sallë të operacionit, ajo nuk kishte qenë aq shumë e sëmurë sa thonin ata.
Një ditë më parë kishte qenë në spital dhe i kishin bërë serume dhe gjilpëra dhe çupa kishte firmosur për të dalë dhe kishte ikur sepse i kishte fëmijët vetëm tek shoqja e saj. Ditën tjetër nuk ishte ndjerë aq mirë dhe kishte vajtur me këmbët e saj në spital”, tregon halla e saj, teksa shton se nuk tha cupa që ishte e sëmurë, asnjë shqetësim apo sëmundje.
“Brisilda nuk ka qenë në spital 2 javë më parë, nuk ka abortuar sepse burri i saj ka 4 muaj në burg. Firmën për operacionin e hodhi një nga djemtë e dajës së saj”, thotë ndër të tjera.

Halla e Brisilda Sadushit, vajzës e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, ka zbuluar për emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderator Evi Reçin se si ishte marrëdhënia e 23 vjeçares me Eduardin deri tek denoncimet për dhunë.

“Çupa ka qenë 5 vjet e martuar me atë burrë, ai pinte dhe e qëllonte, por ajo nuk tregonte as vëllait, as neve se nuk donte të na shqetësonte.
Një javë më parë foli motra e madhe dhe I tha që jam shumë mirë , po kudo që vete për të marrë shtëpi me qera, njerëzit e Edit më prishin punë dhe më nxjerrin mua me fëmijët në rrugë. Ajo ishte mbështetur tek shoqet e saj, ne nuk i dinim të gjitha këto. Vëllai i madh, babai i saj kishte 20 ditë që priste telefonatë nga Brisilda, por ajo nuk kishte as telefon”, tha halla e saj.

“Më ka thyer djali telefonin dhe kartën dhe do të marr këto ditë. Jam shumë mirë. Motra dhe vëllai i Edit i flasin keq atyre të shtëpise dhe më nxjerrin jashtë”, ishte kjo biseda e fundit me Brisildën.
“Vëllai e ka marrë zvarrë në Greqi për të bërë një jetë më të mirë, i ka marrë fëmijët në krahë për t’i cuar në Greqi. Familjarët e Eduardit nuk janë njerëz, ata nuk erdhën as në varrimin e çupës. kanë inat se Brisilda denoncoi Edin”, tregon e përlotur halla e saj.

Share With:
Translate »
173 Views