Vajza 18 muajshe kafshohet nga qeni i shtëpisë, familja: “Nuk e lëshonte donte t’a kafshonte prapë”
Olivia, vetëm 18 muajshe është kafshuar në fytyrë nga qeni i familjes të cilin kishin vetëm pak muaj që e kishin marrë.
Vogëlushja ishte duke luajtur me qenin, në momentin që ai është kthyer dhe e ka kafshuar në pjesën e veshit duke ja këputur atë.
Britany, mamaja 23 vjeçare e vajzës, e cila ishte dhe shtatzanë në kohën e su.lmit, ka arritur ta largojë qenin nga Olivia, pasi ky i fundit nuk i lëshonte dhëmbët dhe donte ta kafshonte sërish në fytyrë.
Olivia e vogël do të bëjë një kirurgji plastike rinovuese, për pjesën e veshit që i mungon.