Vajza 3-vjeçare v des në krahët e prindërve të saj ditën e Vitit të Ri
Një vogëlushe 3-vjeçare humbi jetën nga leuçemia ditën e Vitit të Ri. Ajo ishte diagnostikuar me këtë sëmundje që kur ishte 22- muajshe. Prindërit e zbuluan lajmin e trishtë gjatë një udhëtimi familjar në Greqi.
Pavarësisht mjekimeve, kimioterapive dhe operacioneve, sëmundja filloi të përhapej shumë shpejt dhe mjekët nuk mund të bënin dot më asgjë për të.
“Tani janë tre javë deri në ditën kur mësuam se historia e Esme nuk do të ketë fundin e lumtur për të cilin jemi lutur të gjithë. Tre javë të gjata në të cilat duhet të sodisim pa mundur të bëjmë asgjë”.
Vogëlushja Esme Handley kishte edhe një faqe në Facebook me emrin Esme Lion Heart sepse ajo kishte një dashuri të madhe për luanët.
Kanë qenë prindërit e saj që ndanë lajmin e ndarjes nga jeta të engjëllit të vogël, ku përmes një postimi në faqen e saj ata shkruan: Nëse shikoni në qiell sonte, ju do shikoni një yll që shkëlqen më shumë se çdo tjetër. Vajza jonë shkoi larg me udhëtimin e saj mesditën e sotme. Ajo ishte aq e qetë në krahët tanë dhe ishte shumë e adhurueshme./tvklan.al