Vajza e Angelina Jolie dhe & Brad Pitt feston 12-vjetorin, po prindërit ku janë?
Gëzuar ditëlindjen Shiloh Jolie-Pitt! Është e pabesueshme që fëmija i vetëm biologjik i Angelina & Brad feston sot 12-vjetorin dhe është pothuajse adoleshente. Biondja e ëmbël e çiftit të famshëm është rritur shumë dhe është çmenduri kur mendon se sa shumë ka ndryshuar ajo me vitet, por sidomos gjatë vitit të fundit. Jo vetëm që është më e gjatë, po asaj mund t’i duket edhe gjoksi. Duket se ka më shumë siguri se më parë dhe këtë e ka edhe trashëgim nga prindërit. Mund të imagjinojmë se sa krenarë duhet të jenë prindërit Brad Pitt, 54, dhe Angelina Jolie, 42, për vajzën e tyre.
Po ku janë ata sot?
Natyrisht, nuk e kanë harruar ditën e veçantë të së bijës, por të ndarë me projektet që kanë në kënde të ndryshme. Pas divorcit, edhe bashkimet familjare kanë qenë mjaft të rralla. Edhe kur kanë ndodhur, arsyeja kanë qenë fëmijët.
Megjithatë, në një ditë si kjo, falë famës së prindërve, Shiloh dhe 5 vëllezërit dhe motrat e saj mund të gëzojnë dhe të bëjnë qejf kudo ku duan. Shiloh jo vetëm që ka shkuar në Disneyland, por ajo tani ndihmon edhe të ëmën në fushata të ndryshme bamirësie. Për ditëlindjen e saj, vitin e kaluar, e gjithë familja festoi në qytetin më të lumtur të botës. Ishte një ditëlindje për të mos u harruar. Kështu u duk edhe pas fotove që nisën të qarkullonin në të gjitha tabloidet ndërkombëtare.
Ndërsa të gjithë presin ku do të jetë familja sot, ju shijoni fotot më të bukura të biondes së ëmbël, e cila tashmë është pothuajse adoleshente.




















