Vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë, foto nga ceremonia në Tiranë

Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti kanë kurorëzuar sot në martesë dashurinë e tyre.

Lajmi bëhet me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili celebroi çiftin dhe ndau foto nga ceremonia në rrjetet sociale.

Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se pak muaj më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i saj në këtë post erdhi pak kohë pas ndarjes nga jeta të babit të saj, ish-deputetit të ndjerë të PS, Bashkim Fino.

Share With:
Translate »
256 Views