Vajza e Beyonce shfaqet me një çantë 1800 $ dhe fansat e mbulojnë me kritika!

Vetëm 6 vjeçe dhe ka veshur një rrobë prej qindra dollarësh: Blue Ivi Carter, e bija e popstares Beyoncé dhe Jay Z, ka marrë pjesë bashkë me nënën e saj dhe gjyshen Tina Knowles në NBA All Star game duke mbajtur një çantë Luis Vuitton prej 1820 $.

Por këngëtarja ka zgjedhur një çantë prej 1400 dollarësh të Celine. Zgjedhja me stil e vogëlushes nuk ka kaluar pa u vënë re dhe në Twitter shumë përdorues kanë komentuar look-un e saj të kushtueshëm, aq më tepër prej moshës së saj të re.
“Një vajzë 6 vjeçare, çfarë nevoje ka për një çantë prej 1820 dollarësh?’, lexohet në një post. “Unë nuk kam patur një çantë Vuitton, as kur u bëra 36 vjeçe!”.
Përveç çantës edhe fustani i veshur në NBA nuk duket aspak i thjeshtë: vetëm xhaketa e lëkurës, e firmës Givenchy, ka një kosto prej 1199 dollarë.

Vëzhguesve nuk i kane shpëtuar as këpucët ku edhe kësaj here Blue Ivy ka veshur gjysëm taka, dhe nuk kanë munguar kritikat.

 

Share With:
Translate »
694 Views