Vajza e Bill Gates bën vaksinën anti-Covid. Pse u lejua pa radhë dhe batuta për teoritë konspirative

Vajza e Bill Gates, Jennifer Gates është ndër ata që këtë javë bënë vaksinën me dozën e parë anti-koronavirusit. Jennifer Gates është studente e mjekësisë në vitin e dytë, e cila ndjek studimet në Shkollën e Mjekësisë Icahn të New York-ut në Mount Sinai. Shkolla ku ajo ndjek mësimin e përfshin atë në kategoritë që mund të bëjnë ndër të parët vaksinën.

Në një postim në Instagram të premten e kaluar, Jennifer shkruante: Jam më se e privilegjuar për marrjen e dozës së parë të vaksinës, qelizat e mia do të krijojnë një përgjigje imune mbrojtëse ndaj këtij virusi. Si një studente e mjekësisë dhe mjeke aspiruese, jam mirënjohëse që do të kem mbrojtje dhe siguri për praktikën time të ardhshme.

Vajza e Bill Gates bën vaksinën anti-Covid. Pse u lejua pa radhë

Miliarderi Bill Gates ka investuar lidhur me kërkimet për vaksinat, por ai është bërë pjesë edhe e teorive konspirative. Sipas këtyre teorive, ai po kërkon të injektojë mikroçipa përmes vaksinave.

Vajza e tij Jennifer Gates nuk ka qëndruar indiferente ndaj teorive të tilla. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një batutë ku thotë: ‘Vaksina nuk e implantoi babanë tim gjenial në trurin tim – sikur vetëm mARN ta kishte këtë fuqi’!

*Tiranapost.al

Share With:
Translate »
293 Views