Vajza e Donald Trump: S’kam hipur kurrë në autobusë, shkoja në shkollë me limuzinë

Ivanka Trump ka çuditur me deklaratën e saj, duke iu thënë gazetarëve se kurrë nuk ka hipur në  ndonjë autobus në jetën e saj.

Ivanka tha se ishte e vetëdijshme se kjo do të shkaktonte polemika, por u shpreh se: “Thejsht mendimi se do të hipësh në autobus, ku ka shumë njerëz të tjerë dhe ju nuk e keni idenë se kush janë ata apo çfarë mund të jenë duke ngrënë, është kundër çdo gjëje që unë besoj”.

Ajo tha se nuk e kishte idenë se përse njerëzit do të merrnin autobusin kur ata mund të “merrnin vetëm një Uber (kompani transporti në Amerikë)”, por madje shtoi se as atë nuk e kishte përdorur.

Ndërsa fliste për mënyrat e ndryshme të transportit, Ivanka u bë emocionale, teksa rrëfeu sesi shkonte në shkollë kur ishte e vogël.

“Në vitet tetëdhjetë, një vajzë e vogël në Manhatan shkonte me limuzinë në shkollën fillore çdo mëngjes. Ajo vajzë e vogël ishte unë”.

Share With:
Translate »
560 Views