Vajza e Donald Trump, Tiffany viziton Tiranën

Tirana është shndërruar ditët e fundit në destinacionin e vizitave të mjaft personazheve të njohur botërisht.

Një natë më parë kryeqyteti mikpriti Tiffany Trump, vajzën e vogël të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Tiffany u pa të darkonte, një prej restoranteve më të njohur të Tiranës, nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe biznesmenit Shkëelqim Devolli.

Këto momente, Tiffany dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur t’i memorizojnë edhe në disa foto e video së bashku me shefin e njohur të kuzhinës shqiptare, Fundim Gjepalin.

Javën që lamë pas, një tjetër personazh i rëndësishëm e vizitoi Shqipërinë. Jack Ma, themeluesi i grupit Alibaba, një ndër biznesmenët më të mëdhenj të botës, ishte në Tiranë.

Vizita e tij u komentua si mjaft e rëndësishme, për shkak të disa projekteve që grupi Alibaba ka për ta shtrirë biznesin e tij në rajonin e Ballkanit.

Share With:
Translate »
155 Views