Vajza e Emina Çunmulaj vishet me kostum popullor dhe ju mëson miqve të huaj traditat shqiptare
Emina Çunmulaj nuk ka lënë rast pa treguar sa krenare është për origjinën e saj. Pavarësisht se është larguar shumë e re nga vendlindja, modelja shqiptare rikthehet herë pas here në Mal të Zi për të vizituar të afërmit e saj e për të ruajtur lidhjet me rrënjët. Ajo është nënë e 2 vajzave të vogla dhe sigurisht që edhe atyre është përpjekur t’ju mësojë sa më shumë nga kultura shqiptare.
Madje sot Emina ka zbuluar se vogëlushet e saj kanë mësuar traditat shqipatre dhe për me tepër kanë nisur që këtë gjë ta shpalosin edhe tek shokët e tyre të huaj. Modelja ka postuar në Instagram një video, ku vajza e saj e madhe shihet e veshur me një kostum tradicional të zonës së veriut.
“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”, ka shkruar Çunmulaj përkrah videos.
![]()
Emina ka zbuluar më herët se ajo ka nisur të ndërtojë edhe një shtëpi në vendlindjen e saj për t’u rikthyer atje sa herë të ketë nevojë dhe dëshirë.