Vajza e Gwyneth Paltrow nuk ka parë asnjë film të nënës së saj për një arsye të thjeshtë
Apple nuk ka parë asnjë film në të cilin luan nëna e saj Gwyneth Paltrow. Këtë detaj e ka zbuluar nëna e saj që tregon se Apple e ka të vështirë dhe i duket e çuditshme nëna e saj kur e shikon në ekranin e madh. Do që ta shohë vetëm si nënë, kaq i mjafton.
“Mendoj se djali im e ka parë Iron Man, se i qejf këto filmat me superheronj, edhe pse s`më ka treguar. Kurse vajza nuk ka parë asnjë film timin. As unë vetë nuk i shikoj me qejf”, thotë Gwyneth.
Ajo shton se të vetmin film që shikon me qejf është ai ku ka pasur present në xhirime babain e saj.
Ta mendosh që Apple nuk ka parë as “Contagion”, filmin ku Gwyneth ishte pacientja zero e infektuar me një virus, e që bëri bujë sidomos gjatë ditëve të izolimit ku njerëzit gjenin ngjashmërinë me situatën që po jetonin.