Vajza e Khloe Kardashian pozon si një modele, i ‘zë’ vendin tezes së saj

Vajza e Khloe Kardashian mbushi 1-vjeç dhe që tani është një modele, duke i ‘zënë’ vendin tezes së saj, Kendall Jenner. Khloe ka publikuar një foto të vogëlushes duke shkruar: “Nuk mund ta besoj këtë. E di jam e mërzitshme, por jam e fiksuar. Teze Kenny.. na hap rrugën”. True shfaqet e ulur në një stol të vogël, e veshur me një fustan të bardhë që kombinohet në mënyrë perfekte me sfondin dhe teksa sheh drejt e tek kamera, në fytyrë ka një buzëqeshje të lehtë. Fansa dhe miq të Khloe-s kanë komentuar menjëherë në foto, duke shprehur dashamirësinë e tyre për True. Duke parë genet dhe karrierën e mamasë dhe tezeve të saj, nuk do të jetë aspak çudi që True ta shohim një ditë në kopertinat e revistave më prestigjoze.

View this post on Instagram

True 💕

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
717 Views