Vajza e madhe ka ditëlindjen, Fjolla Morina ka ca fjalë për të që nuk ia thotë shpesh ❤️
Ndonëse kur e sheh Fjollën nuk ta jep përshtypjen por ajo është nënë e dy vajzave. Vajza e madhe sapo ka mbushur 16 vjeç dhe lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram. Sigurisht, do duhej të përzgjidhte disa fjalë të ndjera që të shoqëronin foton kur e vogla e saj ishte ende bebe.
“Unë nuk ta them shpesh këtë, por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se cfarë dhurate e çmuar je për mua. Jam krenare per vajzen time. Ti je gezimi im i pare, drita e syve te mi, ti je ajo qe per here te pare degjova te me thoje MAM. Qofsh e paster si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar Ditëlindjen Lediana. Mami te do shume.❤️????????” – shkruan Fjolla në postimin e saj në Instagram.
Edhe 100 vite Lediana! /Kids’ Time
