Vajza e Madonës “u la në të ftohtë”, nuk u lejua në shfaqjen e modës në New York
Lourdes Leon Ciccone, vajza e madhe e Madonna -s , u detyrua të priste jashtë në të ftohtë gjatë sfilatës së Marc Jacobs. Mbrëmjen e së enjtes vajza e ‘Mbretëreshës së Popit’ thuhet se ka mbërritur për sfilatën e modës pikërisht në orën 18:00, kur sfilata kishte nisur në Nju Jork.
Përdoruesi i TikTok @mickmicknyc ndau një video të fotos duke shkruar: ” Dramë jashtë shfaqjes së modës së Marc Jacobs pasi Lourdes iu refuzua hyrja, pasi mbërriti pikërisht në kohën e fillimit të shfaqjes .” Lourdes dhe një mikesha e saj shihen duke qëndruar në shkallët e hyrjes, ndërsa roja i sigurisë nuk i lejon ato të hyjnë në ambientet e shfaqjes.
@mickmicknyc Let the celebrations begin ???????? @timessquare.nyc #2023 #newyearseve #timesquareball