Vajza e Madonnës ikën në pasarelë e padepiluar
Ajo është vajza e këngëtares së “La isla bonita”, Madonnës e ky fakt e ka ndihmuar shumë të ecë përpara, por jo vetëm.
Lourdes Leon, modele dhe këngëtare ka fituar vëmendjen edhe me skandalet e deklaratat.
21-vjeçarja po komentohet shumë në mediat e huaja ditën e sotme për shkak se në sfilatën e modës në Neë York është shfaqur e padepiluar.
Lourdes ishte veshur me xhinse komplet të grisura dhe me gjoksin jashtë, mbuluar me dy guacka.
Mirëpo këmbët e padepiluara të modeles binin në sy. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Lourdes shfaqet kështu.
Modelja është fotografuar disa herë e padepiluar në plazh e në rrugë.
