Vajza e Orgesa Zaimit feston ditëlindjen, festë në shtëpi dhe në shkollë

Ditën e sotme vogëlushja e këngëtares së njohur, Orgesa Zaimi, ka festuar ditëlindjen. Bora ka mbushur 6 vjeç dhe e ëma është kujdesur që ajo të festojë pranë të gjithë njerëzve të saj të dashur. Orgesa ka organizuar dy festa, njërën në shtëpi pranë familjarëve dhe tjetrën me miqtë e saj në shkollë.

“Gëzuar ditëlindjen Bora. Substanca e jetës sime”, – shkruan Orgesa krahas fotove të publikuara në ‘Instagram’.

Orgesa dhe Bora shpesh duken si dy motra, pasi këngëtarja kujdeset që veshjet e tyre të jenë të kombinuara në çdo detaj.

Share With:
Translate »
820 Views