Vajza e R. Kelly trondit me rrëfimin: Babi ka abuzuar seksualisht me mua!
Vajza e madhe e artistit R. Kelly, Buku Abi, ka rrëfyer se i ati i saj e ka abuzuar seksualisht.
“Nuk doja të besoja se ka ndodhur, sepse për mua, ai ishte gjithçka. Nuk e dija. Edhe nëse do të ishte person i keq, sërish nuk do e bënte atë me mua. Kisha shumë frikë t’ia tregoja dikujt. Kisha shumë frikë t’ia thoja mamit”, rrëfeu ajo.
Ajo theksoi se nuk ka pasur kurajën t’ia thotë së ëmës deri kur shkoi 10 vjeç.
“Pasi ia thashë mamit, nuk shkova më kurrë atje (në shtëpi). Im vëlla, Robert dhe motra, Jaah, nuk shkuan gjithashtu. Edhe tani, vuaj shumë nga kjo ngjarje”.